KRYEFAQJA » LAJME » Bashkia e Tiranës nis sensibilizimin për ndarjen e mbetjeve në burim
Bashkia e Tiranës nis sensibilizimin për ndarjen e mbetjeve në burim

Bashkia e Tiranës nis sensibilizimin për ndarjen e mbetjeve në burim

Bashkia e Tiranës ka nisur me nxënësit e shkollave fushatën e ndërgjegjësimit të qytetarëve për procesin e grumbullimit të diferencuar të mbetjeve. Shkolla Emin Duraku në kryeqytet ishte e para ku u zhvillua një orë mësimi për mënyrën e ndarjes së mbetjeve në burim, ku mori pjesë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Ai tha se paralelisht me fushatën ndërgjegjësuese do të nis edhe shpërndarja e kontenierëve.

“Mbasi të kemi mbaruar gjithë këtë operacion informimi në të gjitha shkollat dhe kopshtet e Tiranës, ne do vazhdojmë me shpërndarjen e koshave në të gjithë Tiranën dhe viti i ri do na gjeje në një Tiranë totalisht të transformuar” u shpreh Veliaj.

Por kjo nuk është hera e parë që ndërmerret një nismë për diferencimin e mbetjeve në burim. “Unë ricikloj” ishte nisma e ndërmarrë nga Ecovolis në vitin 2012, e cila më pas mori edhe mbështetjen e administratës së Bashkisë së asaj kohe. Ndonëse teorikisht pritej që ajo të kishte impakt në mjedis, në praktikë, mbetjet vijuan të mblidheshin të padiferencuara e të depozitoheshin në landfillin e Sharrës.