KRYEFAQJA » LAJME » Bashkia e Tiranës: Projekt pilot për furnizimin me ujë 24 orë për banorët
Bashkia e Tiranës: Projekt pilot për furnizimin me ujë 24 orë për banorët

Bashkia e Tiranës: Projekt pilot për furnizimin me ujë 24 orë për banorët

Bashkia e Tiranës pritet të nisi brenda kësaj jave një projekt pilot për furnizimin me ujë 24 orë për banorët. Projekti do të nisi në zonën e “Ali Demit” dhe “Kodrën e Priftit”. Por ajo çfarë është më e rëndësishme, projekti parashikon heqjen e depotizave të ujit që shumë familje të Tiranës kanë vendosur nëpër tarracat e banesave të tyre. Lajmi dhe hollësitë rreth tij u bënë të ditura gjatë firmosjes së marrëveshje mes Bashkisë së Tiranës dhe USAID për modernizimin e UKT. “Ky është lajm i shumëpritur prej 25 vitesh” tha me këtë rast kreu i bashkisë Erion Veliaj. Sipas tij “Një nga konfliktet më të mëdha që marrim nga banorët, është se kush dhe ku e vë depozitën. Depozitat na shëmtojnë qytetin estetikisht por janë dhe burim infeksionesh. Mezi pres këtë javë që ne të nisim promovimin e disa prej këtyre zonave dhe qytetarët të furnizohen 24 orë me ujë. Mezi pres të nisë ky projekt për ta mbyllur këtë mandat me një situatë shumë herë më të pranueshme me furnizimin me uji të Tiranës” tha zoti Veliaj. Kreu i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se situata e UKT ka qenë shumë e vështirë. Borxhi i saj ka qenë 60 mln euro ndërsa humbjet në rrjet 70 për qind. “Sot situata ka ndryshuar. Humbjet janë ulur 2 për qind dhe është shtuar me 2 orë furnizmi me ujë. Por ambicja është shumë larg” tha kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ai paralajmëroi se reforma në UKT, parashikon rritjen e bazës së atyre që paguajnë. “Nuk mund të lejojmë që kompanite e birrave apo të ujit të përdorin ujin e UKT-së dhe të paguajnë sa një familje” paralajmëroi ai.