KRYEFAQJA » LAJME » Bashkia e Tiranës publikon manualin e shfrytëzimit të hapsirave publike

Bashkia e Tiranës publikon manualin e shfrytëzimit të hapsirave publike

Frutat dhe perimet, lulet dhe librat, do të jenë të vetmet mallra që do të lejohen të tregëtohen në hapsirat publike në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj prezantoi një urdhëresë, sipas të cilës shfrytëzimi i hapsirave publike do të bëhet me leje të posaçme nga bashkia, ndërsa stendat e tyre do të jenë të stadartizuara.
Bashkia ka përgatitur një manual ku përcaktohet sipas rastit hapsira e trotuarit që lejohet të shfrytëzojnë subjektet private. Sipas manualit sa më i gjerë të jetë trotuari aq më e madhe do të jetë hapsira që mund të shfrytëzohet prej tyre, por prioriteti kryesor do t’u jepet këmbësorëve.
Zoti Velia kërkoi sërish mirëkuptimin e qytetarëve për vështirësitë e krijuara në qarkullim si pasojë e investimeve që po realizohen në Tiranë.