KRYEFAQJA » LAJME » Bashkia e Tiranës rikthen bibliotekat
Bashkia e Tiranës rikthen bibliotekat

Bashkia e Tiranës rikthen bibliotekat

Bashkia e Tiranës po synon të rikthejë në modë bibliotekat e qytetit, dikur qendra mjaftë të frekuentuara nga banorët, veçanërisht të rinjtë. Projekti i saj mban emrin “Qyteti lexon” dhe ka filluar të zbatohet në Njësinë nr. 8. Biblioteka e rindërtuar e kësaj njësije, është pasuruar me shumë tituj të rinj librash. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj tha me këtë rast se dija e leximi është diçka e pazëvendësueshme. “Kemi filluar rigjallërimin e bibliotekave dhe fillimisht po i pasurojmë me libra, falë dashamirësisë së donatorëve si Shtëpia Botuese “Dudaj” dhe “Raiffeisen Bank”. Brenda këtij viti do të fillojmë edhe me rikonstruksionin fizik, që ambientet të jenë më të përshtatshme dhe të manovrueshme” tha zoti Veliaj. Sipas tij Bashkia e Tiranës synon që bashkë me rindërtimin e të gjitha bibliotekave nëpër lagje, ti shndërrojë ato edhe në qendra rinore, të cilat do të mund të mund të shërbejnë për aktivitete të shumllojshme.