KRYEFAQJA » LAJME » Bashkia e Tiranës rinis kreditë e buta për strehim
Bashkia e Tiranës rinis kreditë e buta për strehim

Bashkia e Tiranës rinis kreditë e buta për strehim

Vitin e ardhshëm Bashkia e Tiranës do të hap proçedurën për përfitimin e kredive të buta për strehim. Lajmin e dha kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë perurimit të godinës së rikonstruktuar të konviktit të shkollës së mesme elektrike. Një pjesë e hapsirave të kësaj godine kanë qënë të zëna nga familje që i kishin shndërruar në ambjente banimi. Këto ambjente u janë kthyer nxënësve, ndërsa Veliaj i ftoi banorët të përfitojnë nga programet e strehimit social që ofron Bashkia.

Edhe ambjentet e konvikteve të tjera, të zëna nga familje do të lirohen. Kryebashkiaku tha se Bashkia do t’u krijoje kushte të barabarta si nxënësve apo studentëve që vinë nga qytete të tjera, edhe atyre që jetojnë në Tiranë.

Konvikti i shkollës Gjergji Canko, që do të presë 230 nxënës është rikonstruktuar totalisht. Në ambjentet e tij janë vendosur edhe 13 kamera për të mbikëqyrur mbarëvajtjen ditore dhe për të krijuar siguri tek nxënësit dhe punonjësit.