KRYEFAQJA » LAJME » Bashkia e Tiranës shpërndan çertifikatate të pronësisë të pallateve të hipotekuar
Bashkia e Tiranës shpërndan çertifikatate të pronësisë të pallateve të hipotekuar

Bashkia e Tiranës shpërndan çertifikatate të pronësisë të pallateve të hipotekuar

14 pallate në kryeqytet janë hipotekuar, duke kthyer në pronarë të ligjshëm antarët e 1352 familjeve. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj në ceremoninë simbolike të shpërndarjes së çertifikatave të pronësisë u shpreh se brenda këtij viti do të hipotekohen edhe 50 pallate të tjera. Ato prej vitesh nuk i ishin nënshtruar këtij procesi për shkak të problemeve që kishin me moszbatimin e kontratës së ndërtimit.
Ndërsa udhëzimit i dalë së fundi për kriteret e regjistrimit të lejeve të ndërtimit i jep fund informalitetit të kreditimit dhe shitjes për të disatën herë të apartamenteve. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u bëri thirje qytetarëve të mos pranojnë të nënshkruajnë kontratatat e pronësisë vetëm në zyrat noteriale. Ndërsa zoti Veliaj paralajmëroi se nëse ndërtuesit nuk respektojnë kushtet e kontratës, nuk do të mund të marrin leje për të ndërtuar.
Në Tiranë janë të paktën 300 pallate të pa hipotekuar të cilët duke qenë jashtë tregut imobiliar nuk kanë vlerën e tyre reale.