KRYEFAQJA » LAJME » Bashkia e Tiranës mbyll dëgjesat për planin urbanistik

Bashkia e Tiranës mbyll dëgjesat për planin urbanistik

Bashkia e Tiranës zhvilloi dëgjesen e fundit me arkitektë dhe urbanistë për planin e ri urbanistik, i cili në muajin nëntor pritet t’i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak dhe KRT-së. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se projekti adreson çështje të urbanizimit të qytetit, duke parë më larg se lejet e ndërtimit. Por taksa prej 8% e vlerës së ndërtimit duket se do të jetë një ndër burimet kryesore të investimeve. Sipas kryebashkiakut Veliaj plani i ri urbanistik i jep përparësi ndërtimeve cilësore. Takimi u zhvillua tek Piramida, për të cilën Bashkia ka gati një projekt, që sipas Veliaj do ta bëjë këtë godinë funksionale dhe të aksesueshme për aktivitete publike.