KRYEFAQJA » LAJME » Bashkia hap mensën e tretë sociale në Tiranë
Bashkia hap mensën e tretë sociale në Tiranë

Bashkia hap mensën e tretë sociale në Tiranë

Bashkia e Tiranës hap mensën e tretë sociale në Shkozë, pjesë e njësisë administrative nr. 1. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kjo është një mënyrë se si bashkia u gjendet pranë atyre që kanë më tepër nevojë, ndërkohë që mensa të ngjashme do të hapen në zona të tjera të kryeqytetit. Erion Veliaj tha, për mikrofonin e TVSH-së se Bashkia e Tiranës e mbajti premtimin e dhënë për të hapur tre mensa. “Filluam në Kombinat e në Laprakë, ku hapëm dy mensat e para, për të vazhduar me hapjen e të tretës në Shkozë sot.”- tha Veliaj. Ai gjithashtu u zotua se do të vazhdojë më tej. Sipas kryebashkiakut, nuk duhet të vuajme për disa vakte falas, për moshat e thyera dhe të gjithë njerëzit në nevojë. Edhe për festat e fundvitit Bashkia angazhohet të ndihmojë shtresat në nevojë. Edhe këtë vit nuk do të mungojnë aktivitetet në mensat sociale.