KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Bashkia Roskovec bën nderhyrje në rrjetet vaditëse
Bashkia Roskovec bën nderhyrje në rrjetet vaditëse

Bashkia Roskovec bën nderhyrje në rrjetet vaditëse

Pas dekadash në mungesë të ndërhyrjes dhe pastrimit të rrjetit vaditës, Bashkia e Roskovecit e ka zgjidhur përfundimisht këtë problem në territorin e saj. Me një financim 19 milion lekësh të reja, është bërë i mundur pastrimi i kanaleve vaditëse si dhe janë instaluar pompat. E gjithë kjo infrastrukturë do të jetë gati per sezonin e verës në ndihmë të fermerëve për vaditje. Sistemi i kanaleve vaditëse në këto vite ka qënë pothuajse jashtë funksionit për arsye të bllokimit nga mbetjet urbane apo mbetjet organike të kafshëve që hidhen nga vet fermerët.