KRYEFAQJA » LAJME » Bashkia shpall fituesit e konkursit të skulpturave
bashkia

Bashkia shpall fituesit e konkursit të skulpturave

Nuk kanë patur të njëjtën qasje ndaj projektit të këndit të lojrave në parkun e liqenit artificial, por kjo nuk e ka penguar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe përfaqësues të shoqërisë civile të ndajnë vizionin për projekte të tjera të Tiranës. Mes 4 fituesve të skulpturave dekorave që do të vendosen në ambjentet publike të Tiranës, të shpallur nga Bashkia është edhe Elian Tanini. Vepra e tij e titulluar raketa do të vendoset në Fushën e Aviacionit.

Për kryebashkiakun Veliaj arti ka një fuqi të jashtëzakonshme transformimi në shoqëri, që do t’i shërbej edhe Tiranës, por ai tërheq vëmendjen e fituesve për fazën zbatuese të projekteve.

3 fituesit e tjerë të konkursit të bashkisë janë Deni Cela, me veprën “Rrugëtim” që do të vendoset tek Lulishtja e Teatri Kombëtar, Zabit Coka, me veprën “Kërmilli”, e parashikuar të vendoset pranë Amfiteatrit të parku i Liqenit Artificial, dhe Besart Pepa, me veprën Valltarët, që do të vendoset tek lulishtja e Parkut “Rinia”.