KRYEFAQJA » LAJME » Bashkia Tiranës, aksion për pastrimin e qytetit
13 nentor, bashkia tirane, erion veliaj, aksion, qytetar, te pastrojme tiranen

Bashkia Tiranës, aksion për pastrimin e qytetit

Në 24 njesitë administrative të kryeqytetit është ndërmarrë një aksion pastrimi, i mbështetur nga vullnetarë dhe qytetarë të Tiranës. Aksioni filloi në oren 8 të mëngjesit nga Kombinati, me pastrimin e varrezave të Sharrës dhe më pas vijoi në të gjitha njësitë administrative. Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili iu bashkua aksionit në Kombinat, dhe më pas në Njësinë Administrative 8, u shpreh se së shpejti do të kryhet një investim në varrezat e Sharrës.

Kyebashkiaku i Tiranës gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të reduktojnë përdorimin e qeseve plastike dhe ambalazheve të tepërt, ndërsa bëri të ditur se në muajin tjeter do të nisë punën edhe kompania publike që do të merret me pastrimin e qytetit.

Aksioni për pastrimin e kryeqytetit do të vijojë gjatë gjithë ditës së sotme, ndërkohë që Veliaj u bëri thirrje banorëve të japin kontributin e tyre që Tirana të jetë gjithmonë e pastër, dhe jo vetëm për një ditë.