KRYEFAQJA » LAJME » Bashkia vazhdon rikonstruksionin e kopështeve

Bashkia vazhdon rikonstruksionin e kopështeve

Kopshti “4 stinët” në Njësinë Administrative Nr. 5 në Tiranë ka një pamje krejt tjetër pas rikonstuksionit të plotë të tij. Në vijim të fushatës “Fuqia e 1 vote”, kryebashkaiku Erion Veliaj tha se falë besimit që qytetarët i dhanë një vit më parë, sot të gjitha çerdhet e Tiranës kanë kushte dinjitoze.
Kryebashkiaku premton se të njëjtin fat do të kenë edhe 23 kopshtet e Tiranës, ndërsa bëri me dije se në sistemin e kopshteve do të futen për herë të parë shërbime për fëmijët me aftësi të veçanta. ” Disa njerëz janë të veçantë dhe kanë nevojë për gjëra të veçanta” tha zoti Veliaj.
Një vit më parë çerdhet e Tiranës nisën të rikonsturtoheshin një vit më parë përmes nismës “Adopto një çerdhe”. Këtë vit bashkia ka bërë me dije se do të jetë rradha e transformimit të kopshteve dhe shkollave.