KRYEFAQJA » LAJME » Bashkia Vlorë e para bashki në vend që nënshkruan Planin Lokal të Mbrojtjes së Fëmijëve

Bashkia Vlorë e para bashki në vend që nënshkruan Planin Lokal të Mbrojtjes së Fëmijëve

Bashkia Vlore ka gati Planin Lokal të Mbrojtjes së Fëmijëve. Puna e përbashkët e specialistëve të pushtetit lokal dhe prezencës së OSBE-së nga sot do nisë zbatimin konkret. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në këtë aktivitet deklaroi se mbrojtja e fëmijëve sot, përcakton të ardhmen e tyre.

Ambasadori i OSBE, z.Rouning përgëzoi nismën si mjaft të rëndësishme, duke vënë theksin tek rëndësia e reagimit të shpejtë.

Prezenca e OSBE-së është e përkushtuar që të promovojë mbrojtjen dhe përfshirjen e fëmijëve, me objektivin që të gjithë fëmijët të gëzojnë të drejta të barabarta.

Jam optimist se plani i veprimit që kemi hartuar me stafin e Bashkisë së Vlorës do të mbështetet plotësisht nga bashkia, sidomos në aspektin e planifikimit në kohë dhe caktimit të burimeve.

Në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme zëvëndësministrja Elona Gjebrea shprehu angazhimin për tiu përgjigjur cdo rasti të dyshimtë, cdo rasti të raportuar të një fëmije të dhunuar, të abuzuar, apo fëmije në situatë rrugë.