KRYEFAQJA » LAJME » Bashkim Fino: Kodi i ri zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE-së

Bashkim Fino: Kodi i ri zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE-së

Çështja e votimit elektronik duket se do të jetë një ndër pikat që do të marrë vëmendje të posaçme në komisionin e reformës zgjedhore .Në përputhje me rëndësinë që i jep kësaj pike, opozita parapriu me prezantimin e platformës së saj për reformën zgjedhore duke i dhënë një vend qendror çështjes së votimit elektronik.

Por sipas bashkëkryetarit socialist të komisionit Bashkim Fino, iniciativa e votimit elektronik që rezultoi e dështuar në zgjedhjet e 2013 , nuk duhet t’i dalë para misionit që kuvendi i ka dhënë këtij komisioni , ndërhyrjet në kodin zgjedhor sipas rekomandimeve dhe verejtjeve të OSBE ODHIR.

Rekomandimet dhe verejtjet e OSBE ODHIR , u prezantuan nga ekspertët e angazhuar në komisionin për reformën zgjedhore si një grup më vete çështjesh që duhet të reflektohen në ndryshimet e kodit zgjedhor.