KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bashkimi Europian dhe Kanadaja nënshkruan marreveshjen tregëtare
Bashkimi Europian dhe Kanadaja nënshkruan marreveshjen tregëtare

Bashkimi Europian dhe Kanadaja nënshkruan marreveshjen tregëtare

Pas disa javësh dikutime të forta dhe bllokim nga Belgjika, Bashkimi Europian dhe Kanadaja kanë nënshkruar më në fund marreveshjen tregtare. Marrëveshja u nënshkrua në Bruksel me kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe zyrtarë të lartë të BE-së. Ceremonia e nënshkrimit planifikuar fillimisht për të enjten, u anulua pasi rajoni Valonia i Belgjikës vuri veton mbi  marrëveshjen, por konsensusi u arrit të premten, ku 28 anetarët e Unionit e miratuan në unanimitet. Marrëveshja ekonomike tregtare, e njohur ndryshe si CETA, heq 99 përqind të tarifave dhe zyrtarët shpresojnë që të gjenerojë të ardhura shtesë prej 12 miliardë dollarësh në vit. Pas nënshkrimit Trudeau tha se “kanandezët dhe europianët bashkohen në një pikë, që për një rritje reale domethënëse ekonomike, ne duhet të krijojmë më shumë të mira dhe punë të mirëpaguara për qytetarët tanë”, duke shtuar se marrëveshje të tilla japin kontributin e tyre pozitiv. Kurse Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker foli për një “kapitull të ri” në marrëdhëniet midis BE-së dhe Kanadasë, i cili do të hapë mundësi të reja për më shumë se gjysmë miliarde njerëzish në të dyja anët e Atlantikut. Shtatë vjet negociata mbetën peng i rajonit frengjishtfolës në Belgjikë, Valonia, i cili kërkoi më shumë garanci për standardet e punës, mjedisit dhe konsumit. Gjithashtu rajoni kërkoi më shumë mbrojtje për fermerët e Walloonias, të cilët do të përballen me konkurencën e re nga importet kanadeze.