KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bashkimi Europian ka vendosur të zgjase sanksionet ekonomike ndaj Rusisë

Bashkimi Europian ka vendosur të zgjase sanksionet ekonomike ndaj Rusisë

Bashkimi Europian ka vendosur të hënën të zgjase me gjashtë muaj sanksionet ekonomike ndaj Rusisë, për shkak të përfshirjes së kësaj të fundit në krizën ukrainase. Sipas një njoftimi për shtyp nga Këshilli i bashkimit europian, sanksionet u vendosën fillimisht në 31 korrik 2014 për një periudhe 1-vjecare, në përgjigje të veprimeve ruse në lindje të Ukraines. Në 22 prill 2015, Këshilli zgjati kohën e këtyre masave deri në 31 janar të 2016, pas një marrëveshjeje të lidereve europiane të cilët të lidhen kohezgjatjen e dytë të këtyre sanksioneve me zbatimin e marreveshjeve të Minskut, qe ishte parapare të fillonte në 31 dhjetor të 2015-es. Megjithatë, përderisa marrëveshjet e Minskut nuk do të zbatohen plotësisht deri në fund të këtij viti, Këshilli i Bashkimit Europian, vendosi një zgjatje të tretë në kohe të sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë. Ndërkohe, po sot u zhvilluan në Bruksel bisedime mes Rusisë, Ukrainës dhe BE-se për të zgjidhur shqetësimet e Rusisë që lidhen me zbatimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë mes Ukraineë dhe BE-se, por këto bisedime përfunduan pa rezultat për palën ruse. Sic konfirmoi komisioneria e tregtise, Sesilia Armstrong, marreveshja BE-Ukraine do të hyje në fuqi në 1 janar, ashtu sic ishte parashikuar më parë.