KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bashkimi Evropian diskuton procedurat për viza
be viza

Bashkimi Evropian diskuton procedurat për viza

Bashkimi Evropian dëshiron të krijojë procedura për të lejuar pezullimin e programit të regjimit të vizave për vendet që synojnë të sigurojnë kushte për lëvizjen e lirë të shtetasve të tyre në zonën Shengen të BE-së. Prandaj sot në Bruksel, ministrat e brendshëm dhe ata të migrimit të vendeve anëtare, shpresojnë ta arrrijnë marrëveshjen e ashtuquajtur “mekanizmi i pezullimit”, që do të zbatohej aktualisht për Gjeorgjinë, Ukrainën, Kosovën dhe Turqinë. Me këtë sistem parashihet siguria nëse ndonjë vend i caktuar dështon t’i riatdhesojë njerëzit e larguar nga territori i tij, por nuk janë lejuar të qëndrojnë në Evropë. BE-ja i ka ofruar Turqisë tërheqje të vizave si stimulim që Ankaraja të ndalë emigrantët që të mos udhëtojnë për në Evropë.