KRYEFAQJA » LAJME » Basketball femra; Kombëtarja sot në TVSH
basketball, sport, tvsh, femra, live, transmetim

Basketball femra; Kombëtarja sot në TVSH

Kombëtarja shqiptare e basketbollit për femra do të luajë sonte ndeshjen e fundit në kuadër të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian të Basketbollit 2017. Përballë vajzave kuqezi sonte do të jetë Britania e Madhe dhe ndeshja, që do të zhvillohet në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 18:00. Shqipëria, që tanimë drejtohet nga trajneri Xhelal Kalaja, i cili ka zëvendësuar në këtë detyrë Erdal Borovën, i ka humbur të 5 ndeshjet e deritanishme dhe mban vendin e fundit të renditjes së grupit C, me 5 pikë. Ndeshja e parë midis Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, e luajtur në Mançester, u fitua nga vendaset me rezultatin e thellë 122-36.