KRYEFAQJA » LAJME » Basketboll: 5 ekipe shqiptare në evropian
Basketboll: 5 ekipe shqiptare në evropian

Basketboll: 5 ekipe shqiptare në evropian

Vera e 2016 do të jetë tepër e nxehtë për basketbollin shqiptar. 5 ekipe përfaqësuese, moshash, djem dhe vajza do të marrin pjesë në eliminatoret e kampionateve evropiane përkatëse. Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, ka kërkuar angazhimin dhe mbështetjen e të gjithë komunitetit të këtij sporti për të krijuar klimën e duhur që këta djem e vajza të bëjnë figurën më të mirë në aktivitetet përkatëse.

Presidenti Ponari ka theksuar faktin që basketbollistët pjesëmarrës nuk duhet të hyjnë në fushë si inferiorë, por si superiorë.

Në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, disa nga basketbollistët kanë prezantuar kostumet me të cilat do të luajnë në këto aktivitete të rëndësishme.