KRYEFAQJA » LAJME » BASKETBOLL FEMRA, FLAMURTARI-GOGA BASKET, DUELI PËR TROFEUN E MADH
goga basket, flamurtari, basketboll per femra, finalja , trofeu

BASKETBOLL FEMRA, FLAMURTARI-GOGA BASKET, DUELI PËR TROFEUN E MADH

Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Femra ka njohur edhe finalisten e dytë të këtij sezoni dhe përballë kampiones në fuqi, Flamurtarit, do të jetë skuadra e Goga Basket. Durrsaket e drejtuara nga veterani Astrit Greva dhe ndihmëstrajneri Vladimir Xheka, e kanë fituar takimin e tretë gjysmëfinal me Tiranën, duke triumfuar kështu me rezultatin e përgjithshëm 2-1 në duelin me kryeqytetaset. Në fakt, ishin vajzat bardheblu, të drejtuara nga trajneri Erdal Borova, që e nisën më mirë ndeshjen, duke e fituar pjesën e parë 21-25. Por vendaset e kanë përmbysur gjithçka, duke i fituar dy pjesët e tjera 30-15 dhe 26-23 dhe duke kryesuar pas gjysmëore lojë me shifrat 77-63. Tirana e fiton pjesën e katërt dhe të fundit 18-17, por në fund është Goga Basket që triumfon me rezultatin e përgjithshëm 94-81 dhe siguron vendin në finale.