KRYEFAQJA » LAJME » BASKETBOLL, KOMBËTARJA E NËN-20-VJEÇARËVE
basketboll, kombetarja e nen 20-vjecareve, meshkuj

BASKETBOLL, KOMBËTARJA E NËN-20-VJEÇARËVE

Trajneri malazez i Kombëtares së Nën-20-vjeçarëve, Darko Vujaçiç, së bashku me ndihmësit e tij, Odise Profka e Bekim Abrazhda, është duke punuar intensivisht me grupin e 24 basketbollistëve, që në fakt janë federuar në Federatën Evropiane të Basketbollit që më 3 qershor 2016.

Vujaçiç u shpreh: “Ne po përgatitemi me intensitet dhe, duke parë edhe elementët që kemi në dispozicion, pres nga kjo skuadër që të luftojë për rezultat dhe të tregojë se di të luajë një basketboll të mirë. Natyrisht, grupi ynë është i vështirë, me skuadra të forta dhe me përvojë në arenën ndërkombëtare, por unë shpresoj në një paraqitje më tepër sesa thjesht dinjitoze.”

Siç dihet, nga data 15, deri më 24 korrik 2016 në Halkidhiki të Greqisë, kjo Kombëtare do të jetë përballë Britanisë së Madhe, Greqisë, Holandës, Irlandës, Kosovës.