KRYEFAQJA » LAJME » BASKETBOLL MESHKUJ – KOMBËTARJA, TURNE NË QIPRO
kombetarja e basketbollit, turne ne qipro, meshkuj, izrael ukraine

BASKETBOLL MESHKUJ – KOMBËTARJA, TURNE NË QIPRO

Kombëtarja shqiptare e basketbollit për meshkuj ka mbyllur fazën e parë të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian të 2017-s, me pjesëmarrjen e saj në një turne miqësor në Qipro. Në këtë turne, Kombëtarja kuqezi e koshit, që drejtohet nga trajneri qipriot, Antonis Kostandinides, ka zhvilluar 3 takime, duke pësuar 2 humbje dhe duke marrë një fitore. Në takimin e parë, që ishte edhe ndeshja e parë e Kostandinidesit si trajneri i Shqipërisë, kuqezinjtë janë mundur 51-94 nga përfaqësuesja e Qipros, në takimin pamje të të cilit i përcjell kjo kronikë. Ka qenë më e mirë ndeshja e dytë për kuqezinjtë, që sidoqoftë janë mundur 64-71 nga Estonia, ndërsa fitorja për Shqipërinë ka ardhur në takimin e tretë, atë kundër Katarit. 3-pikëshi i saktë i Gentian Laskut në sekondat e fundit i ka dhënë fitoren Kombëtares në shifrat 71-70. Pas Qipros, Shqipëria do të udhëtojë drejt Estonisë, ku do të përballet në një tjetër turne miqësor me përfaqësuesen vendase, Ukrainën dhe Izraelin.