KRYEFAQJA » LAJME » BASKETBOLL MESHKUJ, MBYLLET JAVA E 17-TË E KAMPIONATIT

BASKETBOLL MESHKUJ, MBYLLET JAVA E 17-TË E KAMPIONATIT

Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Meshkuj ka zhvilluar në fundjavë takimet e javës së 17-të të nivelit më të lartë të tij, që njihet si Superliga, dhe të javës së 17-të të nivelit të dytë të tij, që njihet si Kategoria e Parë. Në Superligë, Tirana ka mposhtur në kryeqytet Kamza Basketin, me shifrat 90-71, duke ruajtur vendin e parë të renditjes, ku kryeson e shkëputur në kuotën e 32 pikëve. Ndërkohë, duke përfituar nga humbja e papritur e Teutës, që është mundur 60-85 nga Ardhmëria Basket, Vllaznia ka konsoliduar vendin e dytë të renditjes, pasi ka triumfuar 80-60 në Vlorë ndaj Flamurtarit vendas, në ndeshjen pamjet e së cilës na përcjell kjo kronikë. Ndërkohë, në Kategorinë e Parë, Partizani, që e ka siguruar që tani ngjitjen në Superligë sezonin e ardhshëm, ka fituar në kryeqytet ndaj Skënderbeut, me shifrat 93-52. Supriza e javës ka ardhur në Fier, ku Apolonia ka shtangur Tirana Eagles Basket dhe ka fituar me rezultatin 67-59, duke rihapur betejën me kryeqytetasit për vendin e dytë.