KRYEFAQJA » LAJME » Basketboll Meshkuj; Shqipëri Gjeorgji sonte në TVSH
gjeorgji-shqiperi, basketball, lojtaret, sonte ne tvsh

Basketboll Meshkuj; Shqipëri Gjeorgji sonte në TVSH

 

Pas 4 vitesh mungesë, Shqipëria është rikthyer të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Basketbollit për të rritur dhe në këto Eliminatore, kuqezinjtë ndodhen në grupin F, së bashku me Malin e Zi, Gjeorgjinë dhe Sllovakinë. Kombëtarja e meshkujve, që tani drejtohet nga trajneri qipriot, Antonis Konstandinides, i ka humbur 3 ndeshjet e para në grup, ndërsa sot nisin 3 takimet e kthimit dhe kuqezinjtë e koshit do të përballen në Tiranë me Gjeorgjinë. Sikundër ka ndodhur edhe me ndeshjet e tjera, edhe takimi i sotëm, që do të luhet në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, do të sillet për sportdashësit drejtpërdejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit. Shqipëria e ka humbur ndeshjen e parë të luajtur në Gjeorgji para 10 ditësh, duke u mundur nga skuadra vendase me rezultatin 47-86. Duhet theksuar se Gjeorgjia, së bashku me Malin e Zi, janë ndër skuadrat më të forta të këtyre eliminatoreve të koshit kontinental.