KRYEFAQJA » LAJME » Basketboll meshkuj; Tirana – Peja sonte në RTSH
Tirana, basket, meshkuj, sport, peja, sonte, tvsh, rtsh

Basketboll meshkuj; Tirana – Peja sonte në RTSH

Mbrëmja sportive në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar nuk do t’i përkasë vetëm futbollit, pasi në kanalin “RTSH Sport” të platformës dixihitale të transmetuesit publik do të vijë edhe takimi Tirana-Peja, i vlefshëm për “Ligën Ballkanike” në Basketboll për Meshkuj (BIBL). Kjo ndeshje, e cila është ndeshja e 6-të për bardhë e blutë në veprimtaritë rajonale, do të zhvillohet sonte duke nisur nga ora 19:00, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Tirana vjen në këtë sfidë duke kërkuar fitoren e 3-të në këtë veprimtari, pasi ka fituar tashmë dy herë ndaj Trepçës, si në Shqipëri, ashtu edhe në Mitrovicë, ndërsa i ka humbur 3 ndeshjet e tjera, përkatësisht ndaj malazezëve të Sutjeskës së Nikshiçit dhe maqedonasve të Feni Industries dhe Karposh Sokolit. Tirana mban vendin e 3-të në grupin B të Ligës Ballkanike, me 7 pikë, një më tepër sesa Peja, që për shkak të pjesëmarrjes së saj në Kupat e Evropës, ka luajtur vetëm dy ndeshjen në këtë veprimtari rajonale.