KRYEFAQJA » LAJME » Basketboll, nis sot Liga Ballkanike, gjithçka në RTSH

Basketboll, nis sot Liga Ballkanike, gjithçka në RTSH

Liga Ballkanike e Basketbollit për Meshkuj ngre sot siparin e sezonit të ri të saj me takimin midis Tiranës dhe Trepçës së Mitrovicës, që do të luhet sonte në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, kjo veprimtari është një dritare e re që i hapet koshit shqiptar në rajon. Shqipëria do të përfaqësohet në këtë Ligë Ballkanike nga Tirana, për Ponarin, kjo pjesëmarrje do të shërbejë si një shtysë e gjithanshme. Takimi midis Tiranës dhe Trepçës së Mitrovicës do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.