KRYEFAQJA » LAJME » Basketboll, hidhet shorti i Kampionatit Kombëtar

Basketboll, hidhet shorti i Kampionatit Kombëtar

Me pjesëmarrjen e 9 skuadrave tek femrat dhe 11 skuadrave të ndara në dy kategori tek meshkujt, Kampionati Kombëtar i Basketbollit ka nisur sot rrugëtimin e sezonit të ri, me hedhjen e shortit. Ky short u hodh në mjediset e Federatës Shqiptare të Basketbollit në kryeqytet dhe ndeshjet nisin më 14 tetor 2016. Për Sekretarin e Përgjithshëm të FSHB-së, Korab Llazani, ky sezon merr shtysë edhe nga pjesëmarrja e Kombëtareve të koshit në veprimtaritë evropiane. Për Llazanin, pasqyrimi në ekran i këtij kampionati është një shtysë e madhe për koshin shqiptar. Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar me Federatën Shqiptare të Basketbollit, ndeshjet e përzgjedhura të këtij kampionati, do të vijnë për sportdashësit çdo javë drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.