KRYEFAQJA » LAJME » Basketboll, Shqipëria mundet 56-94 nga Mali i Zi
kombetarja e basketbollit, turne ne qipro, meshkuj, izrael ukraine

Basketboll, Shqipëria mundet 56-94 nga Mali i Zi

Shqipëria e ka humbur edhe ndeshjen e pestë në kuadër të grupit F të Eliminatoreve të Evropianit 2017 të Basketbollit për Meshkuj, duke u mundur të mërkurën me rezultatin 56-94 në Podgoricë, përballë Malit të Zi. Ndonëse është përpjekur të japë më të mirën, Kombëtarja kuqezi ka qenë e pafuqishme përballë Malit të Zi, që është njëra prej skuadrave më të mira të këtyre eliminatoreve. Në këtë takimi, Shqipëria  nuk ka patir shërbimet e amerikanit të Kombëtares kuqezi, Rishoun Broudus, i cili vuan një dëmtim dhe stafi teknik ka vendosur që ai të mungojë në sfidën me Malin e Zi për të qenë në maksimumin e vet në ndeshjen e fundit, atë ndaj Sllovakisë. Pjesa e parë fitohet nga malazezët 26-16, ashtu sikundër ndodh edhe me të dytën, të cilën  vendasit e fitojnë 20-11, duke bërë që ata të shkojnë në pushim të ndeshjes duke kryesuar 46-27. Pjesa e tretë ka qenë më e luftuar nga kuqezinjtë, por vendasit e fitojnë atë 24-18, duke marrë edhe të katërtën 24-11 dhe gjithë ndeshjen 94-56. Ndeshja e fundit në grup për Shqipërinë është ajo e së shtunës në Tiranë me Sllovakinë.