KRYEFAQJA » LAJME » Basketboll, Tirana sonte kundër Trepçës
basketboll-tirana-trepce

Basketboll, Tirana sonte kundër Trepçës

Tirana do të luajë sot ndeshjen e saj të 5-të në Ligën Ballkanike të Basketbollit të Meshkujve, teksa do të jetë në parketin e Mitrovicës përballë Trepçës, të cilën më 10 tetor 2016 në “Asllan Rusi” e ka mundur 78-66. Kjo ndeshje, që do të luhet në Mitrovicë, do të gjykohet nga rumunët Marius Ciulin dhe Florin Grigoras, si dhe boshnjaku Haris Bijediç, ndërsa vëzhgues i takimit do të jetë rumuni Marius Marinesku. Aktualisht, bardheblutë mbajnë vendin e 5-të dhe të parafundit të grupit B, me 5 pikë të marra në 4 ndeshjet e para, pas një fitoreje dhe 3 humbjesh. Skuadra kryeqytetase tanimë drejtohet nga trajneri malazez, Nikola Milatoviç. Ai zëvendësoi në këtë detyrë trajneri Sllobodan Petrovski, i cili u largua për rezultate të dobëta në Ligën Ballkanike. Ndeshja midis Trepçës së Mitrovicës dhe Tiranës do të luhet sonte, duke nisur nga ora 19:00.