KRYEFAQJA » LAJME » Basketboll, Vllaznia për të tretin vit kampione e Shqipërisë
Basketboll, Vllaznia për të tretin vit kampione e Shqipërisë

Basketboll, Vllaznia për të tretin vit kampione e Shqipërisë

Ekipi i Vllaznisë është shpallur të mërkurën në mbrëmje për herë të 3-të radhazi kampion i Shqipërisë në basketboll për meshkuj, duke shënuar 9-të herë emrin në historinë e këtij kampionati. Shkodranët e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj e ka fituar ndeshjen e 4-t, të zhvilluar në Durrës, duke mposhtur Teutën me rezultatin e thellë 102-76 dhe duke e fituar finalen me rezulatin e përgjithshëm 3-1. Shkodranët kanë treguar se kishin ardhur në Durrës për trofeun, duke e fituar pjesën e parë 32-18 dhe, ndonëse pjesa e dytë mbyllet në barazim 28-28, Vllaznia i fiton dy pjesët e tjera me rë njëjtat shifra, 21-15, duke marrë edhe fitoren që i jep kurorën e kampiones, një triumf ky mëse i merituar për trajnerin Gjeçaj.