KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Basketbolli i Euroligës në RTSH
Basketbolli i Euroligës në RTSH

Basketbolli i Euroligës në RTSH

Euroliga në Basketboll për meshkuj ka dhuruar emocione për të gjithë të apasionuarit e këtij sporti. Nëpërmjet Televizionit Shqiptar, teleshikuesit kanë ndjekur të premten në mbrëmje, ndeshjen Baskonia-Efes e cila është mbyllur me fitoren minimale të skuadrës spanjolle 85-84. Një rekord ky për skuadrën spanjolle që fiton për herë të parë ndaj turqve të Efes. Në pallatin e sportit “Fernando Buesa Arena” 10 mijë spektatorët kanë ndjekur me ankth një ndeshje të bukur basketbolli, pasi fituesi i takimit është vendosur në sekondat e fundit të takimit. Skuadra turke Efes ka zhvilluar një lojë të mirë dhe ka qenë në avantazh gjatë gjithë kohës. Pjesa e parë dhe e dytë mbyllet në epërsi të Efes 49-51. Pra vetëm dy pikë përpara skuadra turke, ku rivaliteti nuk ka munguar. Pas pushimit asgjë nuk ndryshon. Të dyja skuadrat mbrojnë mirë dhe shënojnë në sulmet përkatëse duke mose lejuar krijimin e diferencën. Me rezultatin 68-73 për Efes mbyllet pjesa e tretë. Në të katërtën vendoset barazpesha në parket. Janë dashur sekondat e fundit të lojës për të përcaktuar skuadrën fituese. Baskonia fiton me 1 pikë diferencë, 85-84 ndaj Efes. Lojtari më i mirë i takimit ka qenë Andrea Banjani i Baskonias me 26 pikë të shënuara.