KRYEFAQJA » LAJME » BB 32 milion për shëndetësinë shqiptare
BB 32 milion për shëndetësinë shqiptare

BB 32 milion për shëndetësinë shqiptare

Banka Botërore ka prezantuar një tjetër projekt për shëndetësinë shqiptare. Projekti “Përmirësimi i Sistemit të Shëndetësisë”, ka vlerën 32 milionë euro. Tahseen Sayed përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore për Shqipërinë, tha se “është shumë e rëndësishme që çdokush në Shqipëri të ketë akses të shërbimeve shëndetësore,  pavarësisht se çfarë gjendjeje ekonomik ka”. “Suksesi i çdo projekti janë njerëzit që janë pas këtij projekti”, tha zonja Sayed.
Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj duke folur për nisjen e këtij projekti të rëndësishëm, tha se ai bazohet në disa objektiva konkretë. “8 milionë euro parashikohen të shpenzohen për fuqizmin e shërbimit mjekësor në pediatri. Me këtë financim për pediatrinë vetëm në QSUT do të ketë përmirësime të disa shërbimeve kryesore” tha zoti Beqaj.