KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » BB projekt 55 milion dollarë për zhvillimin e integruar ekonomik urban të jugut të Shqipërisë.
BB projekt 55 milion dollarë për zhvillimin e integruar ekonomik urban të jugut të Shqipërisë.

BB projekt 55 milion dollarë për zhvillimin e integruar ekonomik urban të jugut të Shqipërisë.

55 milionë dollarë është projekti i Bankës Botërore për zhvillimin e integruar ekonomik urban të jugut të Shqipërisë. Për të përmbyllur fazën e fundit të konsultimeve, Ministria e Zhvillimit Urban dhe përfaqësues të Bankës Botërore u takuan të mërkurën me kryetarët e bashkive të jugut për të dëgjuar propozimet e tyre konkrete se ku duhet të ndërhyhet. Zv.ministri Gjon Radovani tha për TVSH-në se ky projekt është për 5 vjet dhe në qershor pritet të nis zbatimi i tij. Zoti Radovani tha se nuk do të ketë më mbivendosje projektesh apo strategjish.