KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » BB shpreh optimizëm të matur për zhvillimin aktual dhe perspektiv të Shqipërisë
BB shpreh optimizëm të matur për zhvillimin aktual dhe perspektiv të Shqipërisë

BB shpreh optimizëm të matur për zhvillimin aktual dhe perspektiv të Shqipërisë

Banka Botërore shprehu optimizëm të matur për zhvillimin ekonomik aktual dhe perspektiv të Shqipërisë. Gjatë prezantimit të premten të Raportit të Rregullit Ekonomik për Europën Juglindore në Tiranë, Drejtoresha e BB-se për Shqipërinë Tahseen Sayed tha se ekonomia shqiptare u rrit me 2.6 për qind në 2015, e mbështetur nga investimet e fuqishme private. Ajo shpreson se “Ritmi pritet të vazhdojë të rritet gradualisht në 3.2 për qind në 2016 dhe 3.5 për qind në 2017″. Sipas zonjës Sayed “Investimet për Gazsjellësin Trans-Adriatik dhe një hidrocentral në Shqipërinë e Jugut do të ndikojnë në rritjen e kërkesës së brendshme”. Shefja e BB për Shqipërinë, vlerësoi se “konsolidimi fiskal vijon rrugën e tij, ndërsa shpenzimet qeveritare priten të reduktohen. Lidhur borxhin publik, BB pret që ai të ulet në 2016, “si rezultat i masave fiskale të aprovuara në ligjin e buxhetit për 2016”. Gjithnjë sipas saj investimet kanë ndihmuar në rritjen e punësimit me 1.9 për qind, por papunësia është e latë dhe qe qëndrushme. Ndërkaq eksportet mbeten faktor kryesor në rritjen ekonomike të vendit. Për BB bujqësia e turizmi janë fusha me potenciale ende të pashfrytëzuar në shërbim të rritjes së punësimit, eksporteve. Ato duhet të mbeshtesin rritjen ekonomike në të ardhmen. Lidhur me politikën e Bankës së Shqipërisë, BB vlerëson se politika monetare dhe fiskale po ecin brenda kuadrit të parashikuar, por kërkohen ide dhe projekte të reja për qarkullimin e likujditetit të bollshem që kanë bankat për kreditim.