KRYEFAQJA » LAJME » BDI tërhiqet nga qeveria Gruevski
BDI tërhiqet nga qeveria Gruevski

BDI tërhiqet nga qeveria Gruevski

Në Maqedoni Partia Bashkimit Demokratik për Integrim vendosi të enjten në mbrëmje që të tërheq të gjithë përfaqësuesit e vet aktual nga pushteti ekzekutiv. Njoftimi është dhënë nëpërpjet një deklarate të kryesisë së partisë. Sipas saj “Kryesia gjithashtu ka rikonfirmuar të drejtat statutore dhe ka rideleguar të gjitha kompetencat ekzekutive dhe vendimmarrëse pranë Kryetarit Ali Ahmeti për të vendosur mbi hapat e mëtutjeshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim. Bashkimi Demokratik për Integrim gjithashtu njofton opinion e gjerë vendor dhe ndërkombëtar që do të rishqyrton politikat e veta në ditët në vijim” bëhet e ditur në deklaratë.
Në të nuk jepen arsyet që e kanë shtyrë këtë parti të ndërmarri një vendim të tillë, por besohet se gjithçka ka lidhje me publikimin në media të një një bisede të përgjuar me përmbajtje erotike, e cila u atribuohet dy figurave të njohura të BDI, zëvendes kryeministrit Musa Xhaferri dhe deputetes Ermira Mehmedi. Të dy personat në fjalë kanë thënë se biseda është motim me synime politike dhe financiare. Ata kanë bërë të ditur se e kanë çuar çështjen në prokurori.
Vendimi i BDI vjen në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Maqedoni.