KRYEFAQJA » LAJME » BE, 470 milionë euro Greqisë për emigrantët
BE, 470 milionë euro Greqisë për emigrantët

BE, 470 milionë euro Greqisë për emigrantët

Greqia si një nga vendet me të prekura nga emigracioni i paligjshëm, do të marrë rreth 470 milionë euro nga fondet e BE-se për programe shumëvjeçare kombëtare për t’u ballafaqur me rritjen e emigrimit, lajmëroi Komisioni Evropian. Kjo shumë vjen nga Fondi për azil, emigrim dhe integrim dhe Fondit për siguri të brëndshme me vlerë të përgjithshme 2,4 miliardë euro për 23 programet për periudhën 2014-2020. Fondet jepen për të rritur kapacitetin e saj për pranim edhe të 2.500 personave deri në fund të vitit 2015 dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve të cilat ofron. Greqia gjithashtu duhet të angazhohet për përshpejtim të procesit për dhënie të azilit, të zgjidhe kërkesat e pashqyrtuara dhe të forcojë sistemin per monitorim. Athinës i kërkohet edhe të zbatojë politika gjithëpërfshirëse për integrimin e emigranteve lidhur me punësimin, gjuhën, arsimimin etj, me kujdes të veçantë te minorenët e pashqoruar.