KRYEFAQJA » LAJME » Bota » BE 83 milion euro Greqisë për përmirësimin e kushteve të refugjatëve

BE 83 milion euro Greqisë për përmirësimin e kushteve të refugjatëve

Komisioni Europian njoftoi sot se do të japë 83 milion eurot e para për Greqinë si pjesë e programit prej 700 milione eurosh që ky vend do të marrë deri në vitin 2018, për përmirësimin e kushteve të jetesës të dhjetra mijëra refugjatëve që kanë mbetur të bllokuar atje. Fondet e dhëna sot levrohen përmes UNHCR-së, Kryqit të kuq dhe gjashtë organizatave joqeveritare ndërkombëtare. Këta partnere do të punojnë me qeverinë dhe OJF të tjera në Greqi për ndërtimin e banesave të përkohshme, sigurimin e ushqimit, strehimit, sherbimeve mjekësore dhe atyre arsimore për refugjatët. Komisionieri europian për ndihmën humanitare dhe menaxhimin e krizave, Kristos Stilianidhis, ishte sot në Athinë për të nënshkruar marrëveshjet për alokimin e fondeve. “Duhet t’u kthejme refugjatëve dhe migrantëve kushte dinjitoze jetesë sa më shpejt të jetë e mundur. Me projektet e para në terren tregojmë një shembull konkret sesi i përballon Bashkimi Europian sfidat”, u shpreh Stilianidhis gjatë një konferencë për shtyp me ministrin grek për migrimin. Po sot, Komisioneri Europian vizitoi edhe kampin e refugjatëve në Eleonas.