KRYEFAQJA » LAJME » BE: Çështja e mandatit të EULEX të finalizohet para 14 qershorit

BE: Çështja e mandatit të EULEX të finalizohet para 14 qershorit

Kanë mbetur edhe dy ditë deri në përfundimin e mandatit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX. Bashkimit Evropian pret që çështja e mandatit të EULEX-it të finalizohet para 14 qershorit. “Siç e dini, mandati aktual i EULEX-it përfundon më 14 qershor 2016, BE-ja dhe Kosova kanë finalizuar diskutimet mbi praninë e EULEX-it përtej qershorit. Ne presim një vendim para 14 qershorit,” kanë deklaruar nga zyra e shtypit të Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar. Por, për analistët vazhdimi i mandatit të EULEX-it po bëhet për arsye politike. Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi pret që me vazhdimin e mandatit të ndryshohet edhe struktura e këtij misioni, pasi deri tani ka treguar performancë të dobët.