KRYEFAQJA » LAJME » BE dhe SHBA bëjnë thirrje për reformën në drejtësi
BE dheSHBA bejnë thirrje për reformën në drejtësi

BE dhe SHBA bëjnë thirrje për reformën në drejtësi

Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpresin rifillimin e dialogut në komisionin parlamentar për Reformën në Drejtësi. Përmes një deklarate të përbashkët për shtyp, Delegacioni i BE-së dhe Ambasada Amerikane në Tiranë, ju bëjnë thirrje të gjitha partive politike që të dëgjojnë 91 përqind të shqiptarëve që e mbështesin këtë reformë të rëndësishme, duke e çuar atë drejt përfundimit me sukses, pa vonesa apo pengesa. Gjithashtu në këtë deklaratë thuhet se të gjitha partitë politike kanë një rol në këtë proces dhe kanë përgjegjësinë madhore për të arritur një marrëveshje.