KRYEFAQJA » LAJME » BE dhe SHBA: Më 11 gusht miratoni 7 ligjet
BE dhe SHBA: Më 11 gusht miratoni 7 ligjet

BE dhe SHBA: Më 11 gusht miratoni 7 ligjet

Komuniteti ndërkombëtar vazhdon presionin e pandalshëm ndaj politikës shqiptare për ta detyruar të përshpejtojë zbatimin e paketës së Reformës në Drejtësi. Të mërkurën pas akuzash e kundërakuzash mes palëve,  BE dhe SHBA  kanë dalë me një deklaratë të përbashkët me anë të së cilës kanë kërkuar miratimin sa më shpejtë të 7 ligjeve, duke veçuar si ligjin e e parë atë të vetingut. Gjithçka do të miratohet në një seancë të jashtëzakonshme më 11 gusht, dita ku sipas ligjit shqiptar hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese, pas miratimit nga parlamenti, dekretimi nga presidenti dhe botimi sot në fletoren zyrtare. Deklarata shënon se miratimi i shpejtë i ligjeve zbatuese është parakusht për nisjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi dhe i një rëndësie themelore për rrugën evropiane të Shqipërisë.