KRYEFAQJA » LAJME » BE dhe Turqia bien dakord për një plan për lehtësimin e krizës së refugjatëve
BE dhe Turqia bien dakord për një plan për lehtësimin e krizës së refugjatëve

BE dhe Turqia bien dakord për një plan për lehtësimin e krizës së refugjatëve

Bashkimi Europian dhe Turqia kanë rënë dakord në parim për një plan që do të lehtësoje krizën e refugjatëve gjatë samitit të djeshëm në Bruksel, por e kanë shtyrë marrjen e një vendimi përfundimtar për diskutim në samitin për migrimin që do të mbahet në datat 1-18 mars. Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk është shprehur se të gjithë refugjatët që hyjnë në Greqi nga Turqia do të kthehen në tokën turke. Në këtë aspekt, Turqia do që BE-ja të ofroje më shumë fonde si dhe progres në integrimin e saj europian. Akoma nuk është e sigurtë nëse do të jetë e mundur një marrëveshje përfundimtare. Megjithatë, kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk u shpreh se ishte shpresëplotë për përmbylljen e një pakti javën e ardhshme. Në një deklaratë të përbashkët, krerët e BE-së u shprehen se ata mbështesin një marrëveshje që parashikon kthimin e refugjatëve që do të kalojnë rishtasi nga Turqia në Greqi me fonde të BE-së, përshpejtimin e planeve për të lejuar turqit që të udhëtojnë pa viza në Europe, përgatitjet për një vendim për hapjen e kapitujve të rinj për bisedimet mbi anëtaresimin europian të Turqisë, përshpejtimin e pagesës prej 3 miliardë dollarësh që u premtua në tetor si dhe fonde të tjera shtesë për të ndihmuar turqinë të përballoje krizën e refugjatëve. Ndërkohë, mediat e huaja raportojnë se Turqia ka kërkuar që ndihma europiane të rritet në 6 miliard euro. Për cdo emigrant të kthyer në Turqi, është rënë dakord në parim, që vendet e BE-së të angazhohen në pranimin dhe risistemimin e një refugjati sirian që ndodhet tashmë në Europë.