KRYEFAQJA » LAJME » Bota » BE dhe Turqia takohen sot për finalizimin e marrëveshjes së refugjatëve

BE dhe Turqia takohen sot për finalizimin e marrëveshjes së refugjatëve

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të Turqisë takohen sot dhe nesër ne Bruksel për finalizimin e marrëveshjes që do të ndalë fluksin e mijëra emigrantëve nëpër Detin Egje dhe në Greqi. Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, tërhoqi vërejtjen se ka ende shumë për tu bërë deri në nënshkrimin e marrëveshjes për krizën e emigrantëve, por ai ka besim se Evropa dhe Turqia do të bien dakord. Ndërsa kryetari i parlamentit evropian Martin Shulc qortoi 22 shtete evropiane që parimisht e mbështesin planin e mbylljes së rrugës ballkanike, pra nuk marrin asnjë përgjegjësi për të pranuar refugjatë. Plani parasheh që në Turqi të kthehen të gjithë emigrantët e cilësuar ekonomike, ndërsa BE-ja do të marrë përsipër mbajtjen e refugjatëve.