KRYEFAQJA » LAJME » Bota » BE diskuton për zgjedhjen e Trampit
BE diskuton për zgjedhjen e Trampit

BE diskuton për zgjedhjen e Trampit

Bashkimi Europian premtoi të bashkëpunojë me presidentin e sapozgjedhur Donald Trump duke nënvizuar se do të ruajë qëndrimin sa i takon marrëveshjes së Parisit dhe sanksioneve ndaj Iranit. Pas një darke në Bruksel ku është diskutuar e ardhmja e marrëdhënieve SHBA- BE në prag të fitores së Donald Trump në zgjedhjet e 8 nëntorit, ministrat e Jashtëm të BE-së sinjalizuan vendosmërinë për të ruajtur kundërshtinë e tyre për pranine e Rusisë në Ukrainën lindore. “Mezi presim të shkojmë drejt forcimit të marrëdhënieve me administratën tjetër” ka thënë shefja e politikës së jashtme e BE-së Federica Mogherini. Fitorja e Trumpit kërcënon të përmbysë marrëveshjet 8 vjeçare BE- SHBA të arrira nga presidenti Barak Obama. Si kandidati i partisë Republikane Trumpi ka ngritur dyshime lidhur me marrëveshjen për ngrohjen globale, dhe të programit bërthamor të Iranit. Disa ministra të Bashkimit Europian shpresojnë se qëndrimet e Trumpit kur të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë do të jenë më pak kundërshtuese se gjatë periudhës kur ai ishte kandidat.