KRYEFAQJA » LAJME » BE: Do punojmë me qeverinë e re turke!
BE: Do punojmë me qeverinë e re turke!

BE: Do punojmë me qeverinë e re turke!

Bashkimi Evropian është angazhuar të bashkëpunojë me qeverinë e re turke, pas zgjedhjeve të 1 nëntorit që shënuan një epërsi të ndjeshme të partisë së presidentit Rexhep Tajip Erdogan. “Zgjedhjet e së dielës në Turqi u shënuan nga një përqindje e lartë e pjesëmarrjes në votim, duke konfirmuar angazhimin e popullit turk për procese demokratike”, njoftoi nëpërmjet një komunikate të shkurtër Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn. “Bashkimi Evropian do të punojë me qeverinë e re për përmirësimin e frymës së partneritetit me Turqinë dhe do të vijojë në avancimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat kryesore në favor të qytetarëve” thanë të dy zyrtarët evropianë.
Këto deklarime shihen edhe në konteksin e krizës së refugjatëve. BE-ja i ka shprehur Ankarasë kërkesën për të akomoduar një numër më të madh të kontigjentit të refugjatëve si dhe forcimin dhe mbikëqyrjen e kufijve në këmbim të mjeteve, të rinisjes së bisedimeve në lidhje me kandidaturën e saj në BE dhe një hapje për lehtësimin e sistemit të vizave.