KRYEFAQJA » LAJME » Bota » BE e shqetësuar për arrestimet dhe shkarkimet në Turqi
turkey-eu

BE e shqetësuar për arrestimet dhe shkarkimet në Turqi

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin lidhur me arrestimet dhe shkarkimet e mijëra njerëzve në Turqi, të cilët janë të dyshuar për përfshirje në përpjekjen e dështuar për puç dhe ka kërkuar nga ky vend t’i respektojë të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. “Ne po i ndjekim zhvillimet nga afër me shqetësim”, thuhet në deklaratën e përbashkët të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, dhe komisionerit për negociata për zgjerim, Johannes Hahn. Kjo thirrje u bë ndërsa zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka kërkuar nga kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, gjatë një bisede telefonike, që të ndërmerren hetime lidhur me autorët e puçit në mënyra që e riforcojnë besimin publik në institucione demokratike dhe sundim të ligjit.