KRYEFAQJA » LAJME » BE FINANCON NDERTIMIN E 7 LABORATOREVE PER AKU
BE FINANCON NDERTIMIN E 7 LABORATOREVE PER AKU

BE FINANCON NDERTIMIN E 7 LABORATOREVE PER AKU


Nga sot Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit në Durrës do të ketë më të lehtë gjurmimin dhe indentifikimin e çdo parregullsie në procesin e prodhimit dhe konsumimit të produkteve ushqimore. Ky institucion tashme ka në dispozicion laboratorin e parë në rrjetin e shtatë laboratorëve, fjala e fundit e teknologjisë, që po ndërtohen falë një financimi nga BE. “Siguria ushqimore ka një rëndësi kritike për shëndetin e konsumatorit, ndaj dhe BE po e mbështet Shqipërinë për të përmirësuar pikërisht këtë fushë, sistemin veterinar, atë fitosanitar dhe sigurinë ushqimore” tha ministri i bujqësisë dhe ushqimit Edmond Panariti. Sipas zotit Panariti “kjo është një mundësi shumë e mirë për të rritur aftësitë konkuruese të bizneseve shqiptare që ata të përballojnë standartet e BE-së, kur Shqipëria të anëtaresohet në BE”. BE ka miratuar 71 milionë euro në mbështetje të investimeve të reja për prodhimin dhe përpunimin e ushqimeve në Shqipëri.