KRYEFAQJA » LAJME » Bota » BE heq tarifat roaming

BE heq tarifat roaming

Bashkimi Evropian do t’i japë fund përdorimit dhe afateve kohore për pagesat roaming që operatorët celularë zbatojnë ndaj abonentëve të tyre. Komisioni i BE-së ka njoftuar se do të vendose rregulla të reja në lidhje me tarifat lundruese të telefonave celularë, duke i hequr njëherësh në të gjithë 28 vendet anëtare të BE-së, që nga 15 qershori 2017. Me këtë rregullore operatorët do t’i japin fund pagesave roaming, duke mos vendosur ndonjë kufi kohor apo të përdorimit për përdoruesit e celularëve të cilët udhëtojnë në vendet e BE-së. Kështu, një përdorues që është abonent nga cilido shtet brenda BE-së, gjatë udhëtimeve të tij në vendet e tjera të BE-së, do të mund të përdorë celularin e tij me paketat e mesazheve, të dhënave dhe bisedave të tarifuara nga operatori i tij pa asnjë kufizim kohor.