KRYEFAQJA » LAJME » Bota » BE i zgjat sanksionet Rusisë
merkel

BE i zgjat sanksionet Rusisë

Bashkimi Evropian, i udhëhequr nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, po përgatitet të zgjasë sanksionet kundër Rusisë edhe me gjashtë muaj të tjerë. Sanksionet janë vënë qëkur Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014. Ministriat e Jashtëm të BE-së mblidhen sot në Luksemburg dhe kancelarja Merkel tashmë ka udhëzuar bllokun për vazhdimin e sanksioneve. Merkel ka bindur Sllovakinë, Hungarinë dhe Italinë që të lënë mënjanë kundërshtimet e tyre dhe të lënë sanksionet në fuqi edhe për gjashtë muaj. Sanksionet aktuale skadojnë në fund të korrikut.