KRYEFAQJA » LAJME » Bota » BE-ja do të heqë vizat për Ukrainën
Junker-620x410

BE-ja do të heqë vizat për Ukrainën

Komisioni Evropian muajin e ardhshëm do të kërkojë liberalizimin e vizave për qytetarët ukrainas.

Lajmin e bëri të ditur sot presidenti Zhan-Klod Junker, sipas të cilit KE-ja vlerëson se Ukraina ka kryer reformat e duhura.

“Ukraina ka ndërmarrë reforma rrënjësore. Këto hapa… do të na lejojnë që muajin e ardhshëm të bëjmë propozimin për liberalizimin e vizave me Ukrainën”, tha Junker.

Bashkimi Evropian ka përdorur heqjen e vizave për udhëtime afatshkurtra në zonën Shengen si një nxitje për vendet e Evropës Lindore për të kryer reformat demokratike.

Gjatë një vizite në Bruksel, presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, deklaroi sot se vendi i tij kishte arritur rezultate konkrete në reforma, sidomos në fushën e antikorrupsionit, drejtësisë dhe çështjeve të brendshme.