KRYEFAQJA » LAJME » BE-ja nuk lejon korrigjimin e marrëveshjeve Prishtinë-Beograd
Koçijançiç: Shqipëria dhe Greqia të diskutojnë dhe të shmangin keqkuptimet mbi çështjet më të rëndësishme

BE-ja nuk lejon korrigjimin e marrëveshjeve Prishtinë-Beograd

Zëdhënësja e shefes për Politika të Jashtme të BE-së, Maja Koçijançiç ka thënë se BE-ja në mënyrë konstante kërkon që marrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit të zbatohen në tërësi. “Çdo sugjerim se marrëveshjet e arritura mes Prishtinës dhe Beogradit po korrigjohen është jashtë realitetit dhe një pjesëz e fabrikuar e keqinformimit”, ka thënë ajo për agjencinë e lajmeve Beta. Koçijançiç është pyetur rreth qëndrimit të BE-së lidhur me deklaratën e drejtorit të Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç se Serbia do ta konsideronte ndërrimin e marrëveshjeve Prishtinë-Beograd, në mënyrë të njëanshme, si tërësisht të papranueshme. Gjuriçi ka dhënë këtë deklaratë si reagim ndaj një deklarate të Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini rreth Asociacionit të Komunave Serbe, gjatë vizitës së saj në Kosovë.